Arbana Osmani dhe Zoi kanë lënë spitalin dhe janë kthyer në shtëpi. Pritja për të sapolindurën ka qenë madhështore me një dekor princeshash.
Ka qenë Eduart Grishaj i cili ka ndarë në Instagramin e tij një video ku tregon vendin e zbukuruar për të mirëpritur të voglën e tij.
Sigurisht mbizotëron ngjyra rozë. Gjithçka duket e menduar në detaj ku nuk mungojnë tollumbacet, lulet, torta dhe mbishkrimi i madh: “Mirëseerdhe Zoi.”