Arbana Osmani prezanton zyrtarisht ekipin me të cilin do të drejtojë Festivalin e Këngës në RTSH

Lajmin e përfolur prej disa javësh në media, që Arbana Osmani do të ishte drejtuesja e këtij edicioni të Festivalit të Këngës në RTSH, e konfirmoi disa ditë më parë partneri i saj, Eduart Grishaj, i cili po ashtu bëri me dije se edhe ai vetë do ishte regjisor i eventit të rëndësishëm muzikor.

Vetë Arbana nuk ishte shprehur asnjëherë për këtë “aventurë” të saj, në skenën e një prej festivaleve më të mëdha në Shqipëri, kur më në fund ka zyrtarizuar lajmin dhe po ashtu ka prezantuar ekipin me të cilin do ta drejtojë.

Me anë të një postmi në Instagram, Osmani “ankohet” se “nuk ja la njeri shansin që ta ndante si lajm e para” dhe thotë se ka “kënaqësinë dhe përgjegjësinë” të drejtojë Festivalin e RTSH në edicionin e 61. Por në këtë detyrë ajo nuk do të jetë vetëm dhe ka zgjedhur ta ndajë me Bojken Lakon, Shpëtimin Saracin, Eraldo Rexhon dhe sigurisht Eduart Grishajn, duke shkruar për secilin prej tyre arritjet që kanë dhe vlerësimin që ka për ta.

Po ashtu ajo zbulon edhe datat kur do të mbahet festivalit, 19-20-21-22, pra do të jenë 4 netë gare dhe muzike, ndërsa nuk le pa falenderuar edhe shtëpinë e saj, “Top Median”, për përkrahjen edhe në këtë projekt.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *