Arbana Osmani zbulon detaje dhe surpriza të reja, pak ditë para Festivalit të Këngës

Në datën 19 dhjetor nis edhe edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Aq shumë sa është komentuar dihet tashmë që në rolin e moderatores këtë vit do të jetë Arbana Osmani.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur konferenca për shtyp e festivalit, ku janë zbuluar disa surpriza nga vetë Arbana. Disa ditë para natës së parë të festivalit, Arbana zbuloi se do të jenë të ftuar special fituesit e Eurosong, Kalush Orchestra.

Përveç kësaj, as moderatorja nuk do të jetë vetëm në skenën e Pallatit të Kongreseve. Ndonëse akoma Arbana nuk ka preferuar ta zbulojë se kush moderator do ta shoqërojë atë përgjatë 4 netëve.

Ndryshe nga vitet e mëparshme këtë vit kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision do të zgjidhet nëpërmjet votave të publikut.

Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj, grupet alternative si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria. Ndërsa kënga që do të na përfaqësojë do të jetë ajo e cila rezulton më e votuara nga publiku.

Arbana Osmani, është shprehur më herët se veçoria e këtij edicioni është se përtej çdo gjëje, qendra e organizimit do të jetë muzika dhe artistët alternativë e sidomos ata të rinj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *