Arbana Osmanit nuk i del ‘inati’ me Bojken Lakon: Doja të isha prezantuese, por ai më mbylli derën…

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në puntatën e radhës të ‘Ëndërrtjerrësit’ moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka treguar detaje mjaft të rëndësishme lidhur me karrierën e saj.

Gjatë vitit 1998 ajo kishte ‘trokitur’ në derën e ‘Top Albania Radio’ për një audicion si prezatuese, por Bojken Lako e kishte refuzuar pasi nuk kishin nevojë për një të tillë.

‘I rashë derës dhe në ato momente doli Bojken, e përshëndeta dhe i thashë nëse dëshironte të më bënte një audicion pasi doja të punoja si prezantuese’– ka rrëfyer ajo.

Më pas, moderatorja ka treguar se gjatë gjithë karrierës së saj Bojken ka qenë udhërrëfyesi i saj dhe e ka ndihmuar shumë në projektet televizive.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *