Big Brother Vip Albania 1 bëri shumë bujë duke tërhequr të gjithë vëmendjen e publikut dhe duke krijuar situata të shumta që numërojnë mijëra klikime dhe fansa.
Sezoni i parë mbërtheu audiencën përpara ekranit me ngjarje të bujshme që ende vijojnë të komentohen.
Tani të gjithë pyesin se kur do të fillojë sezoni i dytë i BBV.
Në një intervistë me ndjekësit Arbana Osmani është pyetur se kur fillon Big Brother Vip2.
Moderatorja shprehet se do të fillojë më shpejt nga sa mendoni.