Arben Ahmetaj në një intervistë për SyriTV thotë se nuk u arratis nga Shqipëria, por ishte me pushime jashtë sepse nuk e dinte që do kërkohej arrestimi i tij nga SPAK-u.
“Zero. Nuk kisha asnjë informacion që do të kërkohej arrestimi im. Unë isha jashtë vendit për pushime kur u kërkua heqja ime e imunitetit. Kurrë nuk kam menduar që do ta bëja përballjen me drejtësinë në këtë formë. Në një “drejtësi të re” unë do të largohesha për shkak të influencimit politik të drejtësisë. Nuk e kam menduar ndonjëherë një doje e tillë do të krijohej me një frymëzim politik.
E para nga të gjitha unë nuk jam arratisur nga Shqipëria. nuk më ka dhënë indice askush. Kur është krijuar imuniteti imtë gjithë kolegët e mi kanë pasur frikë të pinin kafe me mua si në kohën e qoftëlargut. Unë nuk jam arratisur sepse isha jashtë. E kisha parandier që do të kishte një masë të ashpër diku nga vjeshta e vitit 2023.
Kur pashë dosjen time e humba besimin tek SPAK. Shpresoj që të mos humbas besimin tek gjithë sistemi. Isha me pushime, por nuk u ktheva sepse isha i bindur që goditja ime ishte me frymëzim dhe zell politik.”, tha Ahmetaj.