Arben Ahmetajt i digjet mandati, ja kush do e zëvendësojë (EMRI)

Deputeti Arben Ahmetaj duke dale nga zyrat e SPAK, pasi u mor ne pyetje per 6 ore, pasi po hetohet per "shperdorim te detyres", "fshehje te te ardhurave", "korrupsion" dhe "pastrim parash". Pas seances, Ahmetaj u shpreh se eshte gati te paraqitet sa here te jete e nevojshme. /r/n/r/nMP Arben Ahmetaj leaving the offices of SPAK, after being questioned for 6 hours, as he is being investigated for "abuse of power", "concealment of income", "corruption" and "money laundering". After the session, Ahmetaj said that he is ready to appear as often as necessary.

Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj i vënë nën hetim për të paktën 4 vepra penale pritet të humbasë mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në arrati prej 7 korrikut 2023 Ahmetaj nuk është present në kuvend prej 6 muajsh rresht.

Sipas rregullores së kuvendit, në sesionin e ri parlamentar, i cili  fillon të hënën e tretë të janarit, pra më 15 janar, bëhet dhe verifikimi i mandateve. Këtu pritet të konstatohet pavlefshmëria e mandatit të Arben Ahmetaj, referuar nenit 71 të Kushtetutës.  Për herë të fundit, ish ministri Ahmetaj ishte prezent në seancën plenare të datës 6 Korrik 2023 Pak ditë më vonë, SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj i cili ishte larguar nga Shqipëria.

Çfarë parashikon neni 71 i Kushtetutës

 

Neni 71 i Kushtetutës, në gërmën “d” përcaktohet se “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.
Pas 6 Janarit 2024, Kuvendi do të duhet të shpallë vakancën e krijuar nga humbja e mandatit të deputetit nga Arben Ahmetaj dhe të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për plotësimin. Kodi Zgjedhor përcakton se KQZ plotëson vakancën e krijuar me kandidatin e radhës në listën shumë emërore të të njëjtin subjekt politik për të njëjtën zonë zgjedhore.

Sipas renditjes së kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, mandatin e Ahmetaj do duhet ta marrë Dallëndyshe Bici, e cila nga vota preferenciale fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën. Burime të sigurta bëjnë të ditur për shqiptarja.com se Bici aktualisht drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës pritet të mos e pranojë mandatin, kështu automatikisht do i kalojë juristit Plarent Ndreca i cili ka siguruar në zgjedhjet e vitit 2021, 4008 vota në Tiranë

SPAK ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar por deri më tani nuk është bërë e ditur vendndodhja e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *