Modelja Arbenita Ismajli, si shumë besimtarë myslimanë ka vendosur të agjërojë, me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Modelja në një postim në faqen e saj të Instagramit ka treguar se është shumë e vështirë për të që të agjërojë pasi është mësuar të konsumojë tre deri në katër vakte në ditë.“Shikoni si po më dridhen duart, pasi jam mësuar të ushqehem tre-katër herë në ditë”-shkruan ajo në Instagram.
Modelja Arbenita Ismajli së bashku me reperin Fero Fera janë prindër të një vajzë. Modelja u bë e njohur për publikun kur nisi romancën me reperin.