Opinionisti i BBVIP 3, Arbër Hajdari ka bërë një deklaratë të fortë kundrejt, konkurrentit Alfio Rrotanit.
Ai i tërhoqi vëmendje Alfios duke i thënë që mos të merret vetëm me kuzhinën por të përfshihet në debate, ashtu si dhe konkurrentët e tjerë pasi në të kundërt rrezikon të eliminohet shumë shpejt.
Pjesë nga debati:
Arbri: Shoh disa lojtarë të fort. Lojërat e fjalëve midis Rozës dhe Julit janë disa matje, si matje pulsi. Ashtu siç ka banorë që janë totalisht të heshtur. I bëj një thirrje madje, si Alfio, që nëse harrohesh në kuzhinë të çojnë te “Fan Club”-i.
Alfio: Unë mendoj që nuk është e drejtë të futem në debatet e gjithsecilit këtu. Nëse nuk jam i mirëpritur nuk është mirë që të fus hundët në debatin e gjithsecilit. Ajo pjesë e kuzhinës do të bëhet nga dikush dhe mendoj se jam personi i duhur për ta bërë