I pyetur disa herë nëse llogaritë e Albcontroll në Bruksel janë bllokuar në favor të biznesmenit italian Francesco Beçheti, pasi gjykata e Arbitrazhit e ka dënuar shtetin shqiptar me 108 milionë euro, pas mbylljes politike të televizionit Agon Channel, kryeministri Rama zgjodhi të mos përgjigjej.
Ai u shpreh se shqiptarët duhet të revoltohet nga ky vendim skandaloz ndërsa shtoi se po shikojnë mundësinë e daljes së nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit.
“Së pari njëherë meqë më dole në një temë kaq të dashur për ata që gëzojnë që sa herë ka lajme të kësaj natyre, në vend që të irritohen që një kriminel arrin të çajë rrugët në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke nisur nga java e ardhshme. Po mendojmë daljen fare nga juridiksioni i kësaj gjykate, pas vendimeve skandaloze.
Po këta njerëz kanë thënë që Shqipëria i ka paguar ato para, ja që ato 100 milionë nuk kanë ikur, nuk janë fare në xhepin e atij mashtruesi. Sa i përket luftës me të, ne e bëjmë dhe do ta bëjmë me të, edhe pa këtë kategori njerëzish. Unë përgjigjet i jap si dua unë. Kalo mikrofonin te tjetri, ky është një aspekt i procesit që është i lidhur me konfidencialitetin, por detyra ime është që të ruaj konfidencialitetin.”, tha Rama