Arbitrazhi për ‘Becchettin’, Balluku: S’do prekë premtimin për pagat e pensionet

Zv.kryeministrja Belinda Balluku u pyet ditën e sotme për vendimin e Arbitrazhit për çështjen ‘Becchettin’. Ajo u shpreh se ky vendim nuk do ndikojë aspak për rritjen e pensioneve duke shtuar se një shtet ka të drejtë që edhe mos ta marrë parasysh vendimin e gjykatës. Po ashtu, ajo shtoi se vendi ynë nuk do mbahet peng.

VKM ka pasur disa ndryshime, kjo fushë e konsoliduar, duke bërë edhe rregullimet e fundit, duke e bërë sektorin edhe më të fuqishëm do na jap mundësi për të qenë më të shpejt sa i takon lejeve të subjekteve private për kapacitetet  e reja për energjinë e rinovueshme. Në rritjen e pagave dhe pensioneve nuk e ndikon asgjë. Më vjen keq që ndiej nota kënaqësie në vendimin e Arbitrazhit. Nuk jemi ajo forcë që dalim themi e del një vendim gjyqi që na e ndryshon. Shtetet kanë të drejtë të mos marrin parasysh vendimet e Eksidit. Nuk ka shans që Shqipëria të merret peng nga një kriminel i këtij niveli.”, tha Balluku.

Balluku bëri me dije edhe vendimet e rëndësishme që janë marrë në sektorin energjisë.

Një prej tyre është miratimi i platformës elektronike për planifikimin dhe monitorimin e energjisë në të gjithë sektorët . Një tjetër është ndryshimi i një VKM, e cila siç e tha edhe ministrja ka ndryshuar disa herë dhe katë bëjë me procedurat e ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *