Ardian Mema nuk është më trajneri i Kastriotit.
Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, klubi krutan thekson se Mema ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.
“Klubi i Futbollit Kastrioti njofton se Ardian Mema nuk do të jetë më trajner i skuadrës tonë. Tekniku ka paraqitur dorëheqjen pranë drejtuesve të klubit të cilët e kanë pranuar vendimin e tij. Klubi e falënderon teknikun për gjithçka dha për ekipin dhe i uron suksese në karrierë”, njofton klubi.
Gjasat më të mëdha janë që të rikthehet sërish në krye të stolit Emiljano Çela, i cili më parë ka drejtuar me sukses ekipin krutan.