Këngëtarin e njohur, Ardit Çuni, prej disa muajsh po e shohim në rolin e opinionistit në ‘Big Brother Fan Club’, i cili ka folur sot për reality-show-n gjatë një interviste televizive.
“Nuk e kanë jetuar asnjë ditë. Ky është BBV më strategjik, çdo banor ka hyrë dhe e ka mendjen vetëm tek loja, kanë ardhur me mendime të gatshme, kanë ardhur të përgatitur. Unë jam pro që një reality show është më i bukur kur e jeton siç e jeton dhe jashtë.
Ka shumë toksicitet këtë vit, energji të rëndë dhe mendoj që mungon shumë hareja, dashuria, lidhja me njëri-tjetrin që në edicion të parë e kemi patur shumë. Ne kemi pasur më shumë respekt për formatin, vjet ka pasur 4-5 zarfe të zinj ndërsa këtë vit ka pasur mbi 20.(qesh) Nuk ka respekt për lojërat, publiku nuk mban mend provat e javës. Më vjen keq se kur banorët kanë dalë kanë thënë që nuk e kanë shijuar. Shumica kanë hyrë për t’i bërë fresk Luizit”,- shprehet ai.