Arditi apo Donaldi? Ja kush u eliminua nga shtëpia e Big Brother

Sonte po mbahet spektakli i së premtes për të përmbyllur një javë tjetër plotë ngjarje e debate në Big Brother VIP.

Në këtë mbrëmje u shpalosen shumë histori e ndodhi që banorët janë përfshirë gjatë gjithë javës, ndërsa momenti kulminant i mbrëmjes të së premtes janë eliminimet që bëhen nga vota e publikut.

Dy të nominuarit e kësaj jave ishin Donald Veshaj dhe Ardit Çuni e që rezultoi me eliminimin e këtij të fundit.

Kjo është hera e dytë që Arditi eliminohet me votën e publikut, herën e parë ai u rikthye në shtëpi falë biletës kthyese që mori në studion e spektaklit, e cila i dha në shans të dytë për të vazhduar lojën brenda shtëpisë.

Kështu, Arditi bëhet banori i katërt që u eliminua përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ndërkohë, përveç eliminimit, sonte janë paralajmëruar edhe disa hyrje të reja, që do t’i bashkohen garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *