Në vitin 2017, Administratori i përkushtuar i kompanisë “MSSC (Military System Supply Company)” Shpk Z. Emiljano Dusha, pranë qendrës së Tiranës, hapi poligonin civil të qitjes, “Action Target”, tashmë lider në këtë fushë përsa i përket teknologjisë më moderne të përdorur, profesionalizmit e armëve më të fundit dhe të larmishme si dhe vendodhjes së tij.
Ky poligon ndodhet në Tiranë, në Rrugën: “Dervish Hima”, Kulla 1, pranë Stadiumit te ri Air Albania dhe Arena Center, tashmë një zonë argëtimi e atraksioni për të rinjtë, vizitorët e huaj dhe jo vetëm. Stafi profesional, çmimet konkuruese dhe siguria maksimale janë komponentët kryesore që e bëjnë poligonin tonë një risi.
Çdo ditë, nga e hëna në të dielë, poligoni “Action Target” është kryefjala e argëtimit për të rejat, të rinjtë dhe të huajt të cilët provojnë aktivitetin e qitjes me armët më moderne si: Pistoletat Glock, CZ, Steyr, Heckler & Co, Scorpion Evo3 etj.
Poligoni civil i qitjes ju mirëpret në ambjentet e tij i cili funksionon me dy poste, ka një sallë moderne të komandimit dhe një staf profesional dhe të trajnuar që ka prioritet argëtimin dhe sigurinë e klientit.
Shoqëria “MSSC (Military System Supply Company)” Shpk, është themeluar në vitin 2009 nga Z. Emiljano DUSHA. Selia e kompanisë është në Tiranë, në Rrugën: “Dervish Hima”. Aktiviteti i kompanisë tonë është I përqëndruar në tregëtimin e veshjeve, aksesorëve dhe pajisjeve speciale të Ushtrisë dhe Policisë së Shtetit. E udhëhequr nga idetë novative dhe vullneti i administratorit Z. Emiljano Dusha, kompania jonë mbetet lider prej shumë vitesh ne fushën e sigurisë dhe furnizimin e njësive elitare në Strukturat e Policisë së shtetit me veshje e pajisje moderne prodhuar nga market me prestigjoze botërore.
Administrimi dinjitoz, menaxhimi dhe gatishmëria e stafit për të ofruar shërbimin profesional, kanë bërë që sot kompania jonë të jetë ndër kompanitë më të suksesshme në Shqipëri.