Argjentina fiton Kupën e Botës/ Një viktimë dhe 18 të plagosur gjatë festimeve

Fitorja e Kupës së Botës nga ekipi kombëtar i Argjentinës ka bërë që më shumë se 4 milionë njerëz të festojnë në kryeqytet. Rrugët e Buenos Aires-it janë bllokuar, teksa ekipi e ka patur të pamundur të depërtojë. Forcat policore kanë evakuar lojtarët me helikopter për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Tragjedia më e madhe e shënuar, e raportuar nga mediat vendase, është humbja e jetës së një 24-vjeçari i cili ka rënë nga çatia e banesës teksa po festonte. Sakaq, sipas mediave të huaja, 18 është numri i personave që kanë mbetur të plagosur përgjatë këtyre ditëve, pasi janë rrëzur nga pemët apo semaforët ku ishin ngjitur. Në spital kanë përfunduar gjashtë prej tyre. Një tjetër incident i rëndë i shënuar ishte edhe hedhja nga ura e dy personave, të cilët synonin rënien mbi autobusin e lojtarëve. Ata kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur në tokë.

Festimet për fitoren e shumëpritur të Kupës së Botës vijojnë prej ditësh, pasi kjo ishte hera e parë që ekipi latin fitonte këtë trofe që pas vitin 1986. Megjithatë këto ngjarje të shënuara kanë sjellë anulimin e festës me autobus të hapur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *