Për herë të parë Lionel Messi arriti të ngrejë trofeun me ekipin e tij kombëtar. Argjentina mundi Brazilin në Maracana me rezultatin 1-0, duke marrë kështu trofeun e parë madhor në dekada. Ndeshja që në fillim pati një dominim nga ana e argjentinasve, megjithëse shanset me të mëdha për të shënuar i kishin brazilianët.
Ishte goli i Di Marias në minutën e 21 që i dha fitoren ekipit të Argjentinës. ‘Luftë’ e ashpër u zhvillua mes ekipeve finaliste, por rezultati u rujt deri në fund të ndeshjes, duke bërë që Messi arrin të fitojë trofeun me kombëtaren pas një kohe të gjatë.
/Priza.al/