Argjentina nderon Messin duke emëruar qendrën sportive me emrin e tij

Lionel Messi është nderuar nga Federata e Futbollit të Argjentinës, e cila ka riemërtuar selinë e kombëtares me emrin e tij.

Messi, i cili ishte kapiten i Argjentinës kur ata ngritën Kupën e Botës 2022 në Katar, ka bërë 173 paraqitje për Albiceleste që nga debutimi i tij në 2005.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, së bashku me presidentin e FA të Argjentinës, Claudio Tapia dhe menaxherin e ekipit kombëtar Lionel Scaloni, zbuluan një pllakë jashtë qendrës stërvitore të Albiceleste të shtunën.

“Ne përjetuam një ditë historike në Casa de Ezeizan tonë, e cila nga sot do të riemërohet Lionel Andres Messi, në nderim të lojtarit më të mirë në botë”, shkroi Tapia në Twitter.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *