Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ka habitur me deklaratën që ka bërë sot për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Këtë të fundit, pretendon se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka futur në të ashtuquajturën “lista e zezë”, duke e shpallur një person ‘non grata’. Por theksoi se ky ishte mendimi i tij nga analiza që i ka bërë zhvillimeve. “Duhet të analizoni Albin Kurtin, që përmendimin tim, në SHBA, është jozyrtarisht, një person non grata. Unë besoj që kjo është e vërtetë,“-deklaroi Arifi për një media.
Por deri më tani nuk ka asnjë dokument që provon atë që pretendon Arifi në deklaratën e tij.