Ariu polar mbi ajsberg jep mesazhin e fortë për ngrohjen globale

Diversiteti i nënës natyrës është shpalosur më së miri në disa foto të shkrepura në kuadër të konkursit, “The Golden Turtle Festival”. Është një nga projektet më të mëdha edukative në lidhje me mjedisin dhe kafshët në rang ndërkombëtar teksa këtë vit ka mbledhur rreth 4 mijë fotografë, artistë apo dizajnerë nga e gjithë bota.

Nisur nga fotoja e një ariu polar duke fjetur në një ajsberg e deri tek një breshkë indiane e zezë teksa noton krah peshqve në oqean ilustrojnë krijimtarinë dhe punët e bukura të këtyre artistëve të talentuar.

Fotografia e ariut polar, realizuar nga Mareck Jackowski, ka “rrëmbyer” vendin e parë të këtij konkursi për shkak se transmeton një mesazh të fortë për ngrohjen globale. Copëza e shkëputur e akullnajave pasqyron fenomenin e shkrirjes së tyre me ritme të shpejta duke sjellë në këtë mënyrë rritjen e nivelit të oqeaneve. Ndërsa, ariu polar përcjell idenë që kafshët apo gjallesa të ndryshme për shkak të ndryshimeve të tilla klimatike po humbasin shtëpitë e tyre teksa detyrohen të përshtaten me këto “kushte” të reja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *