Sot në puntatën e “Përputhen”, Arjan Konomi, filloi të ngacmonte Borën pas puthjes që shkëmbeu me Donaldin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Ishin shumë emocione të bukura realisht. Ka qenë fundi i javës shumë emocionues, ajo dalja në ‘Big Brother’, ku u përcollën mesazhe të forta dashurie e nuk është e rëndësishme që këto mesazhe të jenë vetëm për partnerin, por dhe për shoqen e ngushtë.
Arjani më pas filloi ta pyeste se a ishte ky një pajtim dhe Bora tha se ka shumë pikëpyetje. Ai gjithashtu e përgëzoi për atë që bëri për Semin dhe për surprizën që i bëri.
“Kam shumë pikëpyetje. Nuk di as vetë o Arjan se ç’ndodhi! Deri diku e prisja që do ngacmohesha lidhur me këtë pjesë, por nuk e mendoja kurrë që do arrinte në atë pikë. Mos më ngacmo akoma, se nuk i kam shumë përgjigje”, shtoi Bora.
/Priza.al/