Arjola Demiri bën rrëfimin tronditës: Shkova të vetëvritesha pasi u divorcova

Arjola Demiri ka rrëfyer periudhën e vështirë që ka kaluar pas vendimit për t’i dhënë fund martesës së saj pas tradhtisë së bashkëshortit. Mes lotësh, aktorja e humorit tha se pasi mori vendimin për t’u ndarë udhëtoi drejt Suedisë por vendosi të rikthehej vite më pas

“Ngjitem në katin e tretë dhe po matesha të vetëvritesha. Mami im vjen pas kurrizit dhe më thotë e di se sa kam vuajtur t’ju rris. Jë nuk e dija se më tha se ku do t’i lësh tre fëmijët e tu, për hir të tyre vendosa të ngrihem në këmbë.

Mami nuk ka qenë dakord për divorcin, por të luftoja, të mos hiqja dorë. Është e vështirë që vajzave në Tropojë t’jua hapin derën. Nëna ime jo vetëm që e bëri këtë por e lëshoi gjysmën e shtëpisë për mua dhe fëmijët. Nuk është dakord për vendimin që kam marrë.

Kam thënë që jeta ime iu dedikohet fëmijëve dhe ndoshta nuk do të martohem më kurrë. Më ka marrë malli shumë për mamin. Kam dashur shumë që t’i kërkoj falje publike. E ka vuajtur më shumë ndarjen time sesa unë. Doja t’i kërkoja një falje të madhe.”, rrëfeu mes lotësh aktorja e humorit.

Donin të m'i ndanin!”/ Arjola Demiri flet për betejën e kujdestarisë së  fëmijëve pas divorcit nga ish-bashkëshorti: Ja çfarë më tha kur i kërkova…

Edhe me veshje tradicionale, Arjola Demiri zbulon gjoksin

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *