Arjola Demiri: Burrat shqiptarë nuk mbajnë gruan e tyre, por 10 dashnore

Aktorja e njohur Arjola Demiri ka bërë një deklaratë bombë lidhur me meshkujt shqiptar ku sipas saj këta të fundit mbajnë lidhje martesore dhe nuk tregojnë respekt për bashkëshorten.

“Realiteti në Shqipëri është që meshkujt nuk janë të aftë të mbajnë një femër që është bashkëshortja e tyre, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore. Këtë nuk e kam kuptuar kurrë sepse dreqi ta hajë mos rri në një lidhje që nuk të bën të lumtur”, tha Arjola.

Po ashtu aktorja ka treguar edhe arsyen se pse u largua nga spektakli “Portokalli”.

“Pas daljes nga Big Brother kisha shumë nevojë për një pauzë. Vazhdova për gati dy sezone. Thashë në muajin maj do marr një pauzë dhe do mendoj se çfarë dua të bëj pasi u bënë katër vite në ‘Portokalli’. Thashë ka ardhur momenti që të bëj diçka tjetër dhe të merrem me diçka tjetër që ndoshta mund të më rrisin mua si Arjolë artistikisht dhe profesionalisht dhe kam disa projekte. Unë kam vënë re diçka në këto vite pune, sa më shumë rritesh në karrierë çmimi jot ulet dhe këtë nuk e kuptoj. Unë kam bërë filma me shumë pak lek sepse e di që aq mban buxheti. Por e kam bërë sepse e dua, sepse më mbush. E di që benefiti do jetë kur ai të shfaqet në ekran”, është shprehur ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *