E lodhur nga komentet negative dhe kritikat nga publiku Arjola Demiri, zgjedh t’ju përgjigjet me deklaratë publike.
Në postimin e saj,ajo shkruan qartë se nuk ka nevojë të fshihet nga ndjekësit e saj, duke ju kujtuar edhe një herë që të mos komentojnë negativish në fotot e edituara nga ajo.
“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për tu fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë imperfeksionin tim perfket. Mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk m’i kanë dhuruar, i kam lindur unë. Do kem strija, celulit dhe kjo s’ma heq as s’ma shton bukurinë. Mjaft komentuat mbi fotot e miia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si të jeni profesionistë të editimit të fotove. Filloni punoni diku më mirë”- shkruan Arjola Demiri.