Arjola Demiri është një ndër konkurrentet që është bërë pjesë e BB VIP.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë ajo ka zbuluar hapur dhe pa komplekse, kërkesën e vetme të nënës së saj.
Mes të qeshurave, Arjola ka zbuluar se nëna e saj i ka kërkuar të mos kryejë marrëdhënie seksuale në Big Brother Vip.
Donaldi: Çfarë të thanë kur u the që do të futesh, jam kurioz?
Arjola: Të lutem mami mos bëj seks në Big Brother.
Teksa bënte prezantimin e saj, ajo tregoi se si mori vendimin për tu bërë pjesë e “Big Brother VIP” dhe arsyen pse gjendej aty.
Demiri: Arsyeja e parë dhe e vetme që vendosa të jem pjesë e Big Brother VIP janë fëmijët e mi, sepse unë mendoj se ata meritojnë shumë. Çmimi final është edhe arsyeja e madhe se pse unë ndodhem pikërisht këtu”, ka thënë aktorja e serialit “O sa mirë”.
/Priza.al/