‘Arjola e fortë, s’e prisja të thonte ato fjalë’, Fifi e mërzitur: E di ku e ka hallin!

Ka disa javë që marrëdhënia mes Arjolës dhe Fifit nuk është më si më parë, është kri’sur për shkak të disa debateve që patën kur këngëtarja u pajtua me Semin. Por më pas aktorja e njohur u shpeh se është zhgënjyer dhe mërzitur me Fifin, pasi kjo e fundit e ka nominuar javën e kaluar, kur ajo ishte çift me Kledin. Kjo gjë duket se solli pakënaqësi nga ana e Arjolës ku patën dhe një debat të ash për mbas spektaklit të kaluar.

Ndërkohë në një bisedë me Monikën, Fifi është shprehur se e sheh Arjolën si një konkurente shumë të fortë në këtë shtëpi.

‘Une e ndjej një nga konkurrentet e forta. E dija 100 për qind që Arjolën nuk e nominon njeri prandaj e nominova. Unë s’dal aty dhe të them nuk e nominoj Arjolën se nuk di kë të nominoj. Një nga arsyet ka qenë kjo se e shoh shumë të fortë. Më kishte zhgënjyer një Prime më përpara. Nuk e kam pritur Arjolën të thotë që ajo e ka mbajtur anën time vetëm se më ka pasur shumë mike se po të ishte ndryshe do ishte e kundërta. Nuk i kam thënë me zor njeriu të mbaj anën time. Unë edhe pse jam sqaruar me Semin mendoj që ajo më ka provokuar. Nuk më pëlqejnë aspak këto gjëra. Asaj akoma i vret sqarimi im me Semin’, tha ajo.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *