Redon Makashi dhe Arjola Shehu kanë zbuluar se janë kushërinj. Këtë detaj bënë të ditur gjatë një interviste që dha këngëtari me moderatoren. Redoni po fliste për faktin se këngëtarët e kanë të vështirë të marrin pjesë në emisionet e mëngjesit pasi performojnë deri vonë.
“Do të vija tek ty për dy faktorë. E para se je një prezantuese shumë e dashur për publikun por dhe sepse jemi një gjak”, tha Redoni ndërsa moderatorja shtoi më pas: “Për ata që nuk e dinë, unë dhe Redoni jemi kushërinj të dytë”.