Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, ka dhënë një intervistë për ‘Euronews Albania’, për përjetimet personale në lidhje me dënimin e saj nga Apeli i GJKKO-së me 10 muaj burg për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ajo është shprehur se në momentin që iu komunikua masa e sigurisë, u habit pasi ishte një paqartësi e madhe. Po ashtu, Voda thekson se kur ka lexuar vendimin e gjykatës, ka hasur në histori që nuk i mbante mend, histori që sipas saj nuk lidhen me marrjen e përfitimeve.
Voda nënvizon se komunikimet kanë qenë të dy personave të tjerë dhe në asnjë moment nuk dëgjohej emri i saj.
‘Në momentin kur jam njoftuar për masën e sigurisë ka qenë 13 koprrik 2021 kisha 1 vit që isha liruar nga detyra. Kisha filluar jetën time profesionale, punoja si konulente në një project. Në momentin që mu komunikua masa e sigurisë ka qenë një habi e madhe një paqartësi e madhe një gjendje shoku. Kur kam lexuar vendimin e gjykatës flitej për një histori që as nuk e mbaja mend. Flitej për një histori që në memorien time ka qenë e parëndësishme dhe nuk lidhej as me marrjen e përfitimeve as me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.
Së pari dua të sqaroj se komunikimet kanë qenë të dy personave të tjerë. Në asnjë moment, në 22-muaj hetime, nuk ka asnjë komunikim ku të dëgjohet zëri im, apo ndonjë një përgjim timin ku unë të shprehem për marrje dhe dhënie përfitimesh
Dy personat e tjerë janë nga Durrësi, unë jam një vajzë nga Durrësi. Majlinda ka qenë avokate e vjetër në Durrës, ka qenë avokatja ku unë kam kryer stazhin, praktikën time profesionale. Njohja ka qenë e hershme që në vitin 2003.’- ka thënë ajo.
Pse u arrestua Rovena Voda?
Voda u arrestua më 13 korrik 2021 në një operacion të SPAK për goditjen e korrupsionit. Ish-zyrtarja u zbulua teksa bisedonte dhe akuzohet se kishte marrë të mira materiale për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë Florinda Beun përmes njohjes që kishte me avokaten Majlinda Hasani. Gjykata e Posaccme e dënoi Vodën me 10 muaj burg.