Arkeologu Neritan Ceka publikon fotot/ Si duket cisterna më e madhe dhe më e bukur në Shqipëri

Arkeologu i njohur, Neritan Ceka ka zbuluar një projekt të Institutit të Arkeologjisë, që vijon prej tre vitesh. Ceka tha se bëhet fjalë për një projekt në Bylys, që po zbulon një cisternë uji, e cila rezervonte ujërat e shkallares së stadiumit të shekullit të tretë para Krishtit.

Cisterna është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe mbulohej nga një sistem harqesh. Sipas Cekës, kjo është cisterna më e madhe dhe më e bukur e Ballkanit antik të asaj periudhe, duke përfshirë edhe Greqinë.

Vetë arkeologu Neritan Ceka njofton se krahas gërmimit, po bëhet edhe restaurimi i saj, ndërsa publikon edhe pamje të zbulimit në faqen e tij të “Facebook”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *