“Arkitekti” i merkatos, Bajerni pranë një rinovimi të rëndësishëm

Vitet e fundit, Hasan Salihamixhiç është kritikuar shumë për politikën e tij të transferimeve. Megjithatë, së fundmi, ai ua mbylli gojën kritikëve të tij me transferimet e yjeve si Sadio Mane dhe Matajs de Ligt, ndërsa transferoi edhe tre lojtarë me të ardhme si n Gravenbersh, Mazraui dhe Tel. Tani drejtori sportiv do të marrë shpërblimin.

Presidenti Herbert Hainer njoftoi së fundmi se dëshironte të zgjaste kontratën me boshnjakun, e cila skadon në vitin 2023. “Ne thamë se fillimisht do të presim përfundimin e merkatos dhe do të ulemi të flasim me njëri-tjetrin. Unë jam absolutisht i kënaqur me punën e tij”, tha Hainer. Tani “SportBild” ka zbuluar më shumë detaje rreth kontratës së re.

Ajo duhet të miratohet përfundimisht në mbledhjen e radhës të Këshillit Mbikëqyrës më 29 gusht dhe pritet të zgjasë deri në vitin 2026. Salihamixhiç, i cili luajti me fanellën e Bajernit 1998-2007 fitoi 6 herë Bundesligën, 4 Kupa dhe Ligën e Kampionëve në 2001. Në vitin 2017 ai u rikthye si drejtor sportiv, përpara se të promovohej në bord në vitin 2020.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *