Arlida Lleshi bën denoncim publik ndaj zyrtarëve që kërcënuan politikisht punonjësit në bashkinë e Lezhës

 

Arlinda Lleshi bën denoncimin publik dhe nxjerr drejtorët që kërcenuan punonjësit gjatë orarit zyrtar.
Nuk ka asnjë reagim nga Bashkia e Lezhes për zyrtarët që kërcënuan politikisht.

Denoncimi i Arlida Lleshit:

Për shkak të përfshirjes time në fushatën për zgjedhjet vendore, mamit tim, që punon prej 23 vitesh te Biblioteka Publike e Lezhës, dhe xhaxhait tim, që punon prej 23 vitesh si punonjës policie, ju është kërkuar të japin dorëheqje.
Mami im ka një jetë që punon në Bibliotekë. Të gjithë fëmijët e Lezhës e njohin si teta Lula e Bibliotekës. Çdo fëmijë e mban mend me dashuri.
3 ditë pas rezultatit, puna vazhdoi me vrull. ‘Puna është në ADN-në tuaj’, ajo e mbrapshta. Mami dhe xhaxhai janë thirrur me urgjencë dhe ju është thënë se duhet të japin dorëheqjen ‘sepse familja juaj nuk ka punuar që kryetari jonë të rizgjidhet’. Tashmë jemi një familje me njollë në biografi, sepse nuk kemi punuar për nënën parti.

Z. Ndreu:

– Bashkia nuk është ndërmarrja jote private, por institucion publik në shërbim të qytetarëve. Administrata nuk të detyrohet besnikëri politike. Ti je një i zgjedhur i përkohshëm.
– Liria e bindjes politike është e drejtë themelore demokratike dhe kushtetuese që pas vitit 1990. Ndoshta botëkuptimi juaj nuk është azhornuar akoma.
As mami, as xhaxhai nuk do japin dorëheqjen. Mund të vazhdoni me hapin e rradhës dhe t’i vidhni edhe disa taksa qytetarëve duke humbur gjyqin.
Mbështetësit e Z. Ndreu, gjatë fushatës, pretendonin se ai përfaqësonte një ‘model qeverisjeje’. Për çfarë modeli e kishit fjalën? Për atë diktatorial?
Gjatë fushatës, Z. Ndreu postonte se rinia është një ‘prioritet absolut’. Si mbështetet rinia Z. Ndreu, duke i mbyllur gojën, duke i mohuar liritë themelore të shprehjes e bindjeve?
Gjithsesi unë nuk besoja në sinqeritetin e ideve tuaja. Prandaj edhe zgjodha të pozicionohem kundra jush në këtë fushatë. E drejta ime. Do vazhdoj të shprehem e pozicionohem ashtu si ma dikton ndërgjegjja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *