Në 4 ditët e fundit kanë qenë të shumta rastet e vrasjeve apo aksidenteve në mbarë vendin, ku duket se sezoni i ri i verës po vjen më i nxehtë seç duhet.
Pas Vlorës edhe Tiranës ku në 48 orët e fundit kanë ndodhur disa vrasje dhe aksidente me vdekje, edhe Elbasani nuk kishte si të mbeste pas.
Një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku ai është ekzekutuar brenda një automjeti. Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbej” ku ka pasur një përplasje, por ende nuk dihen rrethanat.
Personi i plagosur është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Mësohet po ashtu se i riu ndodhej në makinë, i shoqëruar nga një vajzë.
Sipas informacioneve, ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” ku janë dëgjuar edhe krismat.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, për të hetuar mbi atentatin dhe kapur autorët.
/Priza.al/