55-vjeçari që plagosi me armë zjarri tre ditë më parë punonjësin e IMT-së, Ilirjan Gavelli është lënë në burg.
Burime për median bëjnë me dije se shtetasi Qani Muça ka pohuar para trupit gjykues se punonjësit e IMT-së i kanë vjedhur edhe rreth 80 mijë euro që i ka pasur të fshehura në godinë. Sakaq ka mohuar që arma të ketë qenë e tija, duke akuzuar se kanë qenë punonjësit e IMT-së ata të cilët kanë pasur armë. Sipas tij, konflikti ka lindur pas provokimit të inspektorit, që i ka thënë se “nuk deshe të marrësh hyrje, rri mes 4 rrugëve tani”.
Muça akuzohet për veprat penale “tentativë vrasje ndaj funksionarëve publike” mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”.