Armando Broja ka lënë shumë përshtypje të mira nën urdhrat e trajnerit të ri të Çelsit, Graham Poter. Deri tani sulmuesi i Kombëtares ka luajtur gjithsej shtatë ndeshje me blutë, të gjitha si zëvendësues, qoftë në kampionat apo edhe në Champions.
Por me largimin e Tomas Tuhelit nga drejtimi i londinezëve dhe me ardhjen e trajnerit të ri, Broja ka shumë shanse që ta nisë si titullar ndeshjen e ardhshme.
Sipas “The Sun”, trajneri Poter është shumë i entuziazmuar nga ajo që po tregon Broja në stërvitje dhe i ka thënë stafit se lojtari shqiptar është shumë i përshtatshëm për sistemin e lojës që ka në mendje. Gjithashtu edhe paraqitja e fundit e 21-vjeçarit ndaj Salcburgut ishte tepër pozitive.