Shqipëria bëri një performancë mjaft pozitive ditën e djeshme përballë Spanjës në Barcelonë edhe pse u mund me rezultatin minimal, 2-1.
Kujtojmë që goli i Uzunit edhe pse me shumë fat, është goli i parë që i shënojmë këtij kundërshtari në shtëpinë e tij.
Vendasit ashtu si me çdo kundërshtar, kontrolluan lojën dhe mbajtën gjatë topin, por pak arritën të krijonim raste përballë mbrojtjes së mirë organizuar “kuqezi”.
E dukeqenëse skuadra jonë qëndroi në mbrojtje, tentativat e vetme për sulm ishin me kundërsulm, me topat që i drejtoheshin vetëm Armando Brojas, talenti në pronësi të Chelsea që po shkëlqen te Southampton.
Ishin 2-3 momentet kur sulmuesi tregoi potencialen e lartë që ka duke vënë në panik edhe një mbrojtje si ajo e Spanjës. Momenti më epik u regjistrua në pjesën e parë kur Broja merr topin nga mesfusha jonë dhe merr zvarrë të gjithë mbrojtjen kundërshtare duke fituar në fund edhe një goditje këndi.
Armando Broja picking up the ball from well inside his own half & dribbling by himself all the way to the other end to winning a corner. ⚡️https://t.co/f7YJmHnHjc
— Chelsea Loan Army (@CFCLoanArmy_) March 26, 2022
Momenti po bën xhiron në rrjet dhe ajo çfarë mund të themi ne është e jemi fat që po jetojmë në kohën e tij. /Priza.al