Armando Broja shkëlqen në Premier League, realizon një super gol! Lë pas Lukakun dhe Werner

Sulmuesi kuqezi Armando Broja po kalon një moment magjik tek Southampton, duke u përforcuar javë pas jave, me gola dhe paraqitje fantastike. Talenti 20-vjeçar realizoi një tjetër perlë në javën e 17-të, në transfertë përballë Crystal Palace. Me një goditje të bukur nga distanca, në minutën e 36-të, Broja realizoi golin e dytë për “shenjtorët”, por për fat të keq nuk mjaftoi për ti dhënë pikët e plota pasi sfida përfundoi në barazim 2-2.

Për ironi të fatit, Broja pronë e Chelsea, ka shënuar më shumë gola se çdo sulmues që Tomas Thuchel ka në dispozicion: Lukaku 3, Havertz 2 dhe Timo Werner 1. Të tre sulmuesit e bluve kanë shënuar vetëm 6 gola së bashku, shifra këto që mund të sjellin ndonjë lëvizje të papritur gjatë merkatos së janarit, ku talenti londinez mund të rikthehet në shtëpi. Katër gola, po aq sa edhe Broja, kanë shënuar yje si Kevin de Bruyne, Foden, Sterling, Jorginho, Firminho e shumë të tjerë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *