Armando Subashi merr hotelin e trafikantit të kokainës, e bën Shtab elektoral të PS, socialistët presin ndërhyrjen e Edi Ramës

Socialistët fierakë janë prej ditësh në pritje të një vendimi të kryeministrit Edi Rama për kandidatin e tyre për Bashkinë. Armando Subashi është emri i vetëm i konfirmuar deri tani, por strukturat e partisë vlojnë nga vendimet e tij.

Mësohet se një javë më parë Armando Subashi, më saktësisht vëllai i tij, ka marrë me qira Hotel “Alpar” në Fier për ta kthyer në Shtab elektoral të Partisë Socialiste, për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Puna ka nisur dhe godina po bëhet gati, madje Subashi ka bërë dhe një inagurim paraprak.

Ky objekt është në pronësi të një personi të skeduar dhe arrestuar vite më parë nga Policia Shqiptare, si një trafikant ndërkombëtar droge. Madje, emri i tij rezulton dhe në regjistrat e DEA-s amerikane për trafik kokaine.

“Ky shtetas më datë 20 qershor 2017 u arrestua në flagrancë së bashku me shtetasin grek Th. K., pasi u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt tregu rreth 800 000 euro. Ata merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine”, njoftoi Policia e Shtetit në 2019.

 

Gjithë qyteti e di pronësinë e këtij hoteli që është marrë me qira nga familjarët e Armando Subashi dhe kjo ka shqetësuar socialistët dhe strukturat e Partisë në Fier.

Fatmir Duraj, një socialistë i orëve të para, i ka bërë thirrje publike kryeministrit Edi Rama që mos kandidojë Armando Subashin në Fier. Madje, ai kërkon që të merren masa dhe për godinën ku kryebashkiaku do të vendosë Shtabin elektoral të PS.

“PS të Shqipërisë. Edi RAMA Tiranë! Jam një socialist fierak. Ju bëj thirrje që të mos kandidoni në Fier Armando Subashi, një person i ardhur nga kçk e drejtësisë. Ky monstra kandidon për herën e tretë në Fier. Ky banon në një banesë të krimit e bënë fushatë në një lokal të bllokuar nga DEA amerikane. Prandaj ky monstra nuk ka përgjegjësi individuale ,po dhe përkrahjen tuaj si trumbenton nexhmija e tij. Mos e kandidoni…përgjegjesia është e PS…”, shkruan Duraj.

Si një person që është angazhuar në të gjitha fushatat e Partisë Socialiste në Fier, kërkon që të merren masa për Subashin dhe shtabi të mos ngrihet në Hotelin “Aplar”, pasi përgjegjësia dhe njolla do i mbetet Partisë Socialiste. Thirrja e tij vjen në një kohë kur kësaj force politike po i bien disa nga kandidatët dhe kryebashkiakë aktual.

Armando Subashi edhe vetë është një kandidat i akuzuar si i përfshirë në shumë afera. Janë investiguar disa raste të shpërdorimit të tenderave në Fier, ku kryebashkiaku socialist është kapur në miliona euro shkelje edhe nga institucionet shtetërore, si Kontrolli i Lartë i Shtetit./newsbomb

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *