Dy të rinj shqiptarë janë vënë në pranga nga policia në Itali, pasi akuzohen për një sërë vjedhjes të ndodhura në Balazano.
Mediat italiane raportpojnë se arrestimi i tyre është bërë pas një denoncimi nga banorja e një rezidence në këtë zonë e cila kishte rënë pre e grabitjes disa herë. Ajo ka deklaruar para hetuesëve se dy persona i kishin vjedhur makinën dhe disa sende personale nga banesa. Autorët e vjedhjes e njihnin shumë mirë zonën pasi aty nuk kishte as kamera survejimi.
Autoritetet kanë kryer kontrolle në zonën përreth dhe brenda një shtëpie njëkatëshe të një rezidence janë kapur dy të rinjtë shqiptarë. Njëri prej tyre, ka tentuar të arratiset duke dalë nga dritarja por më pas është kapur nga policia. Karabinierët gjetën brenda banesës disa doza droge, disa të konsumuara dhe pilula të shumta që do të përdoreshin për të prerë drogën. Gjithashtu u gjetën të fshehura dhjetëra objekte të dyshimta, një trapan, një mikser, televizorë, kuti amplifikuese të vjedhura nga bashkia Bevagna, një pompë uji, një kompresor e shumë të tjera.
Gjatë kontrollit gjithashtu u gjet një pistoletë brenda një kamare të vogël në papafingo, e mbështjellë me një qese plastike. 22 me tre fishekë, pa numër serie. Dy të rinjët shqiptarë, me dosje të pastër dhe të pastrehë, jo të rregullt në territorin italian, nuk raportuan asgjë për armën, duke u shfaqur mjaft të habitur kur mësuan për gjetjen. Pistoleta është konfiskuar bashkë me sendet e tjera. Të dy u arrestuan për posedim të një arme klandestine dhe marrjen e mallrave të vjedhura.