NJë 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Himarë pasi i janë zbuluar në banesë armë dhe municione luftarake.
Uniformat blu raportojnë se i arrestuari është Perik Biti. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 62-vjeçarit dhe kanë gjetur të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë, operacioni policor i koduar “Spot”. Mbante të fshehura 1 kallashnikov dhe 1 armë gjahu, në banesën e tij, kapet dhe vihet në pranga 62-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, arma e gjahut dhe muncion luftarak. Në zbatim të planit të masave për kontrollin e imtësishëm të territorit, në qytetin e Himarës, me qëllim kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kundërligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që mbante armë zjarri në banesë dhe ishte rrezik për banorët e zonës, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Spot”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi P. B., 62 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, dhe si rezultat gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.