FOTO/ Armëpushimi izraelito-palestinez hyn në fuqi

Ka hyrë në fuqi armëpushimi midis Izraelit dhe grupit militant palestinez të Hamasit në Rripin e Gazës. Armëpushimi nisi të premten herëy, duke i dhënë fund luftimeve që zgjatën 11 ditë dhe ku u vranë më shumë se 240 persona, shumica e tyre në Gaza.

Palestinezët vërshuan në rrugët e Gazës menjëherë pasi filloi armëpushimi. Si Izraeli, ashtu dhe Hamasi kanë pretenduar fitoren në konflikt. Presidenti i SHBA Joe Biden tha se armëpushimi solli “mundësi të mirëfillta” për përparim. Të enjten më shumë se 100 sulme ajrore izraelite synuan infrastrukturën e Hamasit në veri të Gazës. Hamasi u hakmor me raketa.

Luftimet filluan në Gaza në 10 maj pas javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor të okupuar, që kulmuan në përleshjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamasi filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse.

Të paktën 232 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së saj të Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamas. Izraeli ka thënë të paktën 150 militantë janë midis atyre që u vranë në Gaza. Hamas nuk jep shifra të viktimave për luftëtarët./Përshtati:Priza.al/Burimi:BBC

Palestinians celebrate in the streets following a ceasefire in Gaza City, May 21, following 11 days of conflict in the region

People gesture near the rubble of a damaged building as Palestinians celebrate in the streets following a ceasefire, in Gaza City May 21, 2021

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *