Polonia ka kërcënuar Bjellorisë se do të ndërmarrë sanksione, pas deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin për vendosjen e armëve bërthamore në Misnk.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki tha se “Ky hap i ndërmarrë nga Rusia për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi sigurisht që do të çojë në shpalljen e sanksioneve shtesë. Niveli i sanksioneve do të jetë shumë më i rëndë për regjimin e Lukashenkos”.
“Ai tha se vendi ishte i detyruar të strehonte armë bërthamore ruse për shkak të veprimeve agresive “të vendeve të NATO-s”, tha ministria e Jashtme e Bjellorusisë.
Ai pretendoi se anëtarët e aleancës ushtarake po kërcënonin sigurinë e saj.