Policia shkencore është duke vazhduar ekspertizën për armët e sekuestruara një javë më parë.
Sipas ekspertëve të kriminalistikës, dyshohet se këto baza përdoreshin për të furnizuar grupet kriminale. Për të kryer verifikimet e plota, grupi hetimor ka marrë në mbikqyerje telefonin e Eno Papës, i cili u arrestua pasi kishte marrë me qera garazhin tek Liqeni i Thatë, ku u gjendën edhe armët.
Mësohet se pas armëve fshihen personazhe të njohur të botës së krimit, ku pritet të vihen persona të tjerë si të implikuar. Për rrjedhojë kqyrja e telefonit të 27-vjeçarit po bëhet me qëllim për të parë personat që ai ka komunikuar së fundmi, të cilët mund të jenë posedues apo edhe porositës të këtyre armëve.