Ditën e nesërme mbushen plot 12 vjet, nga demonstrata e përgjakshme, e mbajtur më 21 janar përpara kryeministrisë, ku humbën jetën Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.
Emisioni “Zona Zero” ka publikuar ditën e sotme një video ekskluzive nga “Xhungël.al”, ku zbardhet biseda e Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve.
I ftuar në studio, gazetari Artan Hoxha deklaroi se kjo është ngjarja më e rëndë e ndodhur në 30 vitet e fundit në vendin tonë. Ai shtoi se kjo video tregon që pamjet tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër.
“Kjo ngjarje është një shembull i pandëshkueshmërisë, kur dihet që krimi është bërë nga shteti, për të mbrojtur pushtetin. Është një ngjarje që ka ngelur në memorien jo vetëm të atyre që morën pjesë në atë protestë. Kjo është ngjarja më e rëndë në historinë e politikës në vendin tonë.
Më është dashur shumë kohë për ta siguruar këtë material. Kjo video është një regjistrim audio që tregon kush është njeriu që jep urdhrat dhe që bën koordinimin. Në momenti n kur u kërkuan prova për të provuar se vrasjet u bënë me urdhra, të gjitha këto u fshinë nuk lanë asnjë urdhër. Vetëm për të fshehur këtë gjë, që vrasjet u bënë me urdhër.”– deklaroi Hoxha.
Komunikimi në radio, në videon e “Xhungël.al”:
Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi: “Të mbahen armët gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup”.
Më pas ai i drejtohet zv/komandantit të gardës, Artan Hoxhës: “Dëgjon? Artan dëgjon?”
“Dëgjoj, dëgjoj.” – përgjigjet Hoxha.
Ndrea Prendi: “Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak”.
Artan Hoxha: “Kuptova, kuptova”.
Ndrea Prendi: “Ky është urdhri. Dashamir dëgjuat” – duke iu drejtuar dhe vartësve të tjerë.
Dy efektivë të forcave speciale: “Alfred (Alfred Ahmetcanaj) ta ta ta gjakos (urdhri për ta vrarë)”.
“Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një e nga një”.
Ndrea Prendi: “Alfred?”
Alfred Ahmetcanaj: “Po dëgjoj. (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)”
Ndrea Prendi: “Kujdes municionin! Kujdes municionin!”
Në vijim ka pauzë të gjatë në radio.
Ndrea Prendi: “Alfred, grupi i njësisë speciale, këta tek porta numër 2.”
Alfred Ahmetcanaj: “Po e kuptova.”
Ndrea Prendi: “Një grup i vogël.”
A.Ahmetcanaj: “Po e kuptova drejt.”
Ndrea Prendi: “Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 I Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?”
202 i tufanit: “Këtu jam. Ngjitur, ngjitur”.
Ndrea Prendi: “Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 1”.
A.Ahmetcanaj: “Po ju kuptova”
Ndrea Prendi: “Tek porta numër 1. Agim ku je? Agim?”
Të gjithë i raportojnë me kodin e radios 206 I Tufanit, që janë në gatishmëri.
N.Prendi: “Martin dëgjon, Martin?”
Martini: “Dëgjoj!”
N.Prendi: “Artan më dëgjon?”
Artan Hoxha: “Dëgjoj”
Ndrea Prendi: “Le ta djegin pemën, nuk ka problem”
I panjohuri: “260 e Luanit? Luani 3”
Komunikimet (urdhrat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhri për të qëlluar, u zbatua urdhri duke realizuar të shtënat një e nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë më asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjes së protestuesve ka një qetësi absolute tek komandanti i gardës dhe oficeri drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrarë apo të plagosur.
Vijon komunikimi në radio:
I panjohuri: “260 i Luanit”
260 Luanit: “Ju dëgjoj”
Gazetari Artan Hoxha u shpreh në emisionin Zona Zero në Top News se Ndrea Prendi së bashku me vartësit e tij dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës kanë patur një kanal më vete në radio.
Ai tha se ky material është ruajtur nga ambasadat, teksa shtoi më tej se ja ka dorëzuar familjes së Aleks Nikës që më pas ta dorëzojnë në SPAK.
“Është një regjistrim audio. Vrasjet janë bërë me urdhër, por serverat u fshinë, procesverbalet u fshinë, nuk u la më asnjë gjurmë, për të fshehur faktin se vrasjet ishin kryer me urdhër. Më në fund pas 12 vitesh, mu dha mundësia të kem një provë që dëshmon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe ifcerët që kanë qëlluar me urdhër. Ky material që është siguruar pas një kohe kaq të gjatë i jep mundësinë që të gjejë përgjegjësin dhe t’i qetësojë familjarët.
Komunikoni vetëm stafi drejtues dhe ai që konsiderohej grupi i Zjarrit. Ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtor i Policisë së Tiranës. Aty dëgjohet që flet edhe ministri i Brendshëm i asaj kohe që kaq qenë Lulzim Basha.” U shpreh Artan Hoxha në emisionin Zona Zero në Top News. Është urdhëqri që Ndrea Prendi ka bërë me vartësit e tij dhe ka qenë kanal i veçantë në Radio. Por me ata ka qene dhe drejtor i përgjithshëm dhe drejtori i tiranës, por dëgjohet që është dhe ministri. Ky përgjim duhet t’i jepej drejtësisë që në atë kohë, por Prokuroria nuk ka gjetur asgjë se si ka komunikuar
“Materialin nuk e kemi nxjerrë me audio që të mos e humbë vlerën për të qenë provë për SPAK-un. Duam të dalë vetëm e vërteta për 21 Janari sepse është krim shtetëror. Ne kishim pamjet, por nuk kishim zërin, tani lidhet audio me pamjet dhe kuptojmë pse janë vrarë qytetarët. Ky material mesa duket është regjistruar nga aleatët tanë dhe kur dëgjoj këta “non grata-t” që kërkojnë prova më vjen të qesh. Tani ne kemi një mbivendosje të zërit mbi figurën.
Nuk e kemi çuar në SPAK, por kam njoftuar familjen e Aleks Nikës, sepse para dy vitesh dikush i ka shkuar dhe i ka çuar fotografinë e një oficeri dhe i ka thënë ky e vrarë. I ka thënë që të mos ngutet që të mos kemi një vëlla vrasje. Babai i Aleks Nikës e ka dëgjuar këtë përgjim dhe e ka kuptuar dhe mos bjerë më e provokimeve. Nga ai moment, ja kemi lënë në dorë familjes që t’ja japë ajo në dorë SPAK-ut.” deklaroi Artan Hoxha./TopNews
Ky material është me copyright të Top News.