Blogerja Armina Mevlani ka folur për arnerin e saj, Shkëlzen Berisha, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Armina tregoi se Shkëlzeni i ngjan shumë të ëmës, ndërsa ajo do të preferonte që të kishte marrë më shumë nga karakteri i ish-kryeministrit Berisha. Karakteri i ftohtë e vendosmëria e Berishës janë ato Armina do të donte që partneri i saj të kishte marrë nga i ati.
“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi. Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim,”- tha Armina.
/Priza.al/