Armina Mevlani e thotë troç: Ja pse u riktheva në ekran…

Moderatorja Armina Mevlani ka folur për rikthimin e saj në ekran pasi u bë pjesë e “Goca dhe Gra”.

Në “Ftesë në 5”, ajo tha se e kishte vendosur të mos rikthehej në ekran për një periudhë të caktuar, por ofertën e mendoi për herë të dytë sepse do të shfaqej ndryshe.

Armina Mevlani: Kisha thënë që e kam marrë eksperiencën e bukur të ekranit dhe nuk është momenti për mua, të paktën për disa vite.

Ajo që më bëri ta mendoj është se nuk isha vetëm dhe më pëlqeu paneli dhe ideja që njerëzit nuk më kanë njohur asnjëherë si moderatore/analiste ku mund të shprehësh mendimet për një çështje të caktuar.

Ndërsa për deklaratën e shumëpërfolur të tradhtisë, Armina Mevlani sqaroi se si qëndron e vërteta.

Armina Mevlani: Nëse tradhtia ndodh për një natë, gabim i një here, mendoj se të gjithë e meritojnë një mundësi. Nëse hyn monotonia dhe një problem në çift, mund të falet. Por nëse është lidhje paralele, është problem dhe hyn tek vartësitë. Pastaj njerëzit thanë ti e toleroke tradhtinë? Lum si ai. Nuk është ashtu, ne e respektojmë njëri-tjetrin shumë.

Armina Mevlani feston ditëlindjen/ A e dini se sa vjeç mbush sot blogerja? | CNA.AL

Gënjen që je natyrale", Armina Mevlani ka një përgjigje për të gjithë ata që dyshojnë (FOTO LAJM) - Albeu.com

Armina Mevlani flet me shifra, tregon sa para fiton nga Instagrami – Abc News

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *