Protesta e fundit e opozitës nisi me incident, ku ish-kryeministri Sali Berisha u godit me grusht nga një qytetar gjatë marshimit për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pas kësaj kryetari i Partisë Demokrati u ngrit duke vazhduar tubimin në protestë.
Partnerja e djalit të tij, Armina Mevlani, ka folur ditën e djeshme për herë të parë në lidhje me incidentin, në puntatën e “Goca dhe Gra”.
“Sigurisht që nuk e kemi përjetuar mirë sepse imagjino, kjo shkon përtej politikës. Përveç sulmit fizik që do më vinte keq për çdo politikan që të përballej në atë formë. Nuk po goditet vetëm një politikan, po goditen të gjithë njerëzit që kishin dalë aty. Ne si familje shqetësohemi për sigurinë e tij dhe për shëndetin e tij dhe e përjetojmë ndryshe, prandaj nuk kam shkruar asgjë”– tha ajo.
Teksa u ngjit në podium, Berisha u pa qartë me lëndime në fytyrë dhe në hundë, megjithatë ai vendosi të mbajë fjalim.
“Asgjë në botë nuk na mposht ne popullin e opozitës popullin e fitores, poshtë Edi Rama. Poshtë kriminelët ne do triumfojmë, rroftë opozita shqiptare nderim ju që jeni këtu për të protrestuar kundër këtij regjimi të kriminelëve”– u shpreh Berisha.
U raportua gjithashtu se 31-vjeçari Gert Shehu, ishte me origjinë nga Tepelena dhe banues në Tiranë. Në media të ndryshme qarkulloi edhe lajmi se dhunuesi vuante nga probleme të shëndetit mendor.