Armina Mevlani ka vendosur të shijojë muajin e mjaltit pas dasmës me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha, djalin e kryedemokratit Sali Berisha. Sot, ajo mungoi në “Goca dhe Gra”, por u zëvendësua nga Dojna Mema, e cila bëri dhe daljen e parë në television pasi u bë nënë. Ajo tregon se tashmë që Nolan Sol Sata është dy muajsh, është gati t’i rikthehet punës.
“Unë pa punën e kam shumë të vështirë, jam dhe Bricjap për më tepër. E mora me shumë përkushtim dhe rritjen e Noan Sol, dy muaj ishte mirë që isha 24 orë në 24 në shtëpi, mjaftoi, doli dhe teproi. Nuk kam një datë për rikthimin në ekran, por do të kthehem”.
E pyetur se kur ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër, Dojna thotë se për momentin nuk e mendon.
“Ma kanë thënë pasi linda, po tani kur do të bëni një fëmijë tjetër. Ta caktojnë dhe gjininë: një gocë tani. 40 ditët e para, thosha sa të bëjë një vjeç djali, do filloj të provoj prapë. Por jo (qesh). 40 ditët e para ishte bukur ta provoje, tani jo më,”- tha Dojna.