Armina zbulon arsyen pse nuk po bëjnë dot muaj mjalti

Prezantuesja e njohur, Armina Mevlani ka folur për emisionin “Goca e Gra” lidhur me dasmën e saj që u komentua aq shumë. Ajo tha se fjalimi i vjehrrit të saj ishte një nga momentet më emocionuese të asaj mbrëmjeje.

“Edhe për mua fjalimet e doktorit dhe të babit kanë qenë pjesa më emocionuese. Nga babi e prisja por nga doktori jo me thënë të drejtën, të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësojë femrën dhe ti japë femrës respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje”.

Por Armina u ndal edhe te muaji i mjaltit. Ajo tha se nuk do t’i bëjë tani pushimet me Shkëlzenin. E pyetur nga Dalina se ku do ti kalojnë pushimet, Armina shprehet se:

“Të them të drejtën ne kemi edhe përvjetorin e njohjes shumë shpejt edhe do të doja të rikthehesha aty ku më është bërë propozimi, të kaloja ndonjë fundjavë. Nuk e di si do të na vijë se tani është edhe ‘Java e Modës’ në Paris, shumë punë shumë impenjime.

“Dua të shkoj në Amerikën Latine, por i kam thënë vetes se dua të rri shumë gjatë, për momentin jam aq e zënë me punë. Ndoshta nga fillimi i janarit por do të shohim se si do të jemi me punën”- vijoi duke thënë blogerja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *