Të gjithëve na ka ndodhur që të paktën njëherë të jemi vendosur në siklet nga aroma e pakëndshme që mund të kemi ndier në trupin tonë, kur jemi në praninë e njerëzve të tjerë.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj se çfarë kuptimi kanë erërat e ndryshme të trupit.
Një erë e papritur në trupin tonë duhet gjithmonë të merret seriozisht, pasi kjo mund të jetë një shenjë e një problemi shëndetësor. Disa njerëz kanë flokë që mbajnë aromë jo të këndshme. Ekspertët e quajnë këtë si “sindromën e flokëve me erë të keq”. Kjo sindromë shkaktohet nga çekuilibri i hormoneve.
Si dhe aroma e keqe në urinë mund të jetë normale ose jo. Normalisht, urina duhet të ketë një aromë shumë delikate, të amoniakut ose mund të jetë pa erë. Por nëse procesi i urinimit shoqërohet me dhimbje dhe ndjesi djegieje, planifikoni një takim te gjinekologu. Për këtë arsye duhet që këto aroma të trajtohen me kujdes, pasi mund të tregojnë një infeksion seksualisht të transmetueshëm.