Moderatorja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha pritet të martohen me një ceremoni madhështore.
Lajmi është konfirmuar nga vetë blogerja e cili na ka treguar detaje nga dasma e shumëpritur.
Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.
“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë. Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, tha ajo.